16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Publikohet letra: Donald Trump i shkruan Avdullah Hotit

Rekomandime

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka shkruar letër kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, raporton Kosova ime.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Qeverisë që letrën e ka publikuar në Facebook.

- Advertisement -

Kjo është përmbajtja e letrës:

Shtëpia e Bardhë

Uashington

- Advertisement -

22 shtator 2020

Shkëlqesisë së tij

- Advertisement -

Avdullah Hoti

Kryeministër i Republikës së Kosovës

I dashur z. Kryeministër,

Faleminderit për librin dhe që m’u bashkove mua së fundi në Shtëpinë e Bardhë.

Unë e çmoj dhe e ndaj me ju zotimin tuaj të palëkundur për sigurimin e stabilitetit dhe paqes në Ballkan dhe në botë. Unë pres të vazhdojmë ta forcojmë partneritetin mes vendeve tona dhe ua dërgoj urimet më të mira juve dhe popullit të Kosovës.

Sinqerisht

(nënshkrimi)

Hoti e ka falënderuar presidentin amerikan për përkushtimin për paqe në Ballkanin Perëndimor.

“Faleminderit President Donald Trump për kujdesin dhe përkushtimin tuaj për paqe e siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë. Të rrojë gjatë miqësia Kosovë– ShBA”, ka shkruar kryeministri. /kosovaime.tv

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit