Ish-deputeti i LDK-së, i cili i është bashkuar Vjosa Osmanit, Haxhi Avdyli, ka reaguar pasi Donika Gërvalla do të jetë kandidate për deputete nga lista e Osmanit.
Avdyli në një postim në Facebook, ka thënë se është kthyer, siç e ka quajtur ai, qëndrestarja e pathyeshme ndaj kapësve të LDK-së dhe Kosovës.Postimi i plotë:
Misioni i atyre që linçonin po mbaron. Mandati i atyre që përjashtonin, tash do iu ndërkrehet nga vullneti i plebishitar i qytetarëve.Donika Gërvalla-Schwarz zëri i Kosovës në botë, qëndrestarja e pathyeshme ndaj së keqes dhe kapësve të LDK- së tonë e Kosovës, po vjen për tu përballur me përbaltuesit e shtetit.
Ndryshimi i vërtetë po vjen me njerëzit e pastër para zotit e para popullit . Mirësevjen Donikë, bashkë do ia dalim.
(foto e vitit 2015 në Prizren bashkë me Donikën, te ndjerin Rupert Neudeck e asambleisten Arjeta Nezaj ).✌✌