1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Haxhi Avdyli për tifozin që hyri në fushë: E ka përdhosur flamurin dhe emrin e shqiptarit para botës

Rekomandime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka komentuar veprimin e tifozit shqiptaro-turk që u fut mbrëmë në stadiumin “Santiago Bernabeu” në përballjen Real Madrid-Manchester City në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Avdyli, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se shfaqja e flamurit në këtë ndeshje ka përdhosur flamurin kuq e zi.

- Advertisement -

“Ky Gokhani mbrëmë ka bërë përdhosjen e Flamurit, kombit dhe emrit të shqiptarit para krejt botës. Ky model i sjelljes sbën të prezentohet as të lartësohet. Akti i tij i futjes në mes të lojës më të rëndësishme e këtij viti, mund të quhet veq barbarizëm e primitivizëm”, ka shkruar ai.

“Çka do ndodhte që 90.000 shikues të msynin me flamujtë e tyre e të ndërprenin lojën. Në spektaklin e mbrëmshëm futbollistik, nga ky Gokhani pa tru e identitet , jam ndjerë i fyer, për veten dhe miliona shqiptarë nëpër botë”, ka thënë më tej deputeti Avdyli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit