22 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Liderin çeçen i zhgënjyer me Putinin e “butë”, ka një porosi direkte për të

Rekomandime

Lideri çeçen, Ramazan Kadyrov, ka kritikuar liderin rus Vladimir Putin për “qëndrimin e butë” ndaj objektivave të tij në Iuftën në Ukrainë.

Udhëheqësi rajonal Kadyrov, që besohet të jetë politikani më i pasur i Rusisë, pas Putinit, shihet si pjesë e një blloku ushtarak dhe sigurie që po acarohet gjithnjë e më shumë nga udhëheqësi i Kremlinit.

- Advertisement -

Kadyrov dëshiron që Putini të përdorë fuqinë e zjarrit për të kapur dhe kontrolluar qytetet kryesore të Ukrainës dhe beson se makina ushtarake ruke ka Iuftuar me duar të lidhura, duke rezultuar në poshtërime të përsëritura.

Një gjeneral i gardës kombëtare ruse si dhe kreu i Çeçenisë së pasur me naftë, Kadyrov nuk e përmbajti dot zhgënjimin e tij mbi taktikat e Putinit.

Në një video drejtuar Moskës, diktatori çeçen tha: Ne duhet të fillojmë fazën e dytë dhe të hyjmë në qytete të tjera, Krarkiv, Kiev, Kherson, të gjitha qytetet dhe të vendosim qeverisjen.

- Advertisement -

“Dhe pastaj vazhdoni dialogun me vendet e tjera që duan të kenë marrëdhënie me ne. Nëse ata duan sanksione, ne do të Iuftojmë kundër sanksioneve, nëse ata duan Iuftë, ne do të Iuftojmë. Si Iuftëtar kërkoj nga lidershipi i shtetit që të marrë këtë vendim. Sa më shpejt aq më mirë.”

“Vladimir Putin ne jemi duke pritur për urdhrin. Shoku komandant suprem, këmbësorët tuaj janë 100% gati”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit