2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Haxhi Avdyli shpërthen ndaj Isa Mustafës, e quan shpifës e tinëzar

Rekomandime

Haxhi Avdyli, ish anëtar i LDK-së e tash pjesë e Listës së Vjosa Osmanit e ka akuzuar publikisht kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës duke e quajtur tinzar, shpifës e manipulator.

Këto komente Avdyli i ka bërë përmes një shkrimi në Facebook.

- Advertisement -

Ku është Isa Mustafa. Ai tani rri i qetë diku, pa qarë kokën, derisa të tjerë kërkojnë votën për të.

Ai sështë në lista për deputet, por me 15 shkurt ai dhe nje grup pa legjitimitet, ka rrezik prapë ta marrin në dorë fatin e nje populli të tërë, siq e morrën në vitin 2019 duke torturuar një opinion të tërë me negociata pa fund për postin për President për vete”

” Me 14 shkurt pas 40 vite karrierë votuesi i LDK-së ka shans me votë të dërgoi z. Mustafa në penzion ,duke mos lënë Kosovën e ngulfatur nga ai.

- Advertisement -

Ska dyshim që në mes 110 kandidatëve në LDK njoh plot djem e vajza të mira që meritojnë votën por me 15 shkurt ata që mund të zgjidhen svendosin asgjë as për koalicionet , as politika e mëdha për vendin.

Vendos Isa me një grup të panjohur, krejt bazuar në interesa të tyre grupore”, ka thënë ai.

- Advertisement -

“Prandaj VOTA masive për ndryshim, krijon premisa për shpetimin e LDK-së, por mbi të gjitha Kosovës nga politikanë të papërgjegjshëm, intrigant, shpifës manipulator, tinëzar, e jolegjitim si Isa Mustafa”, ka thënë Avdyli.

Shkrimi i plotë:

Ku është Isa Mustafa Ai tani rri i qetë diku, pa qarë kokën, derisa të tjerë kërkojnë votën për të.

Ai sështë në lista për deputet, por me 15 shkurt ai dhe nje grup pa legjitimitet, ka rrezik prapë ta marrin në dorë fatin e nje populli të tërë, siq e morrën në vitin 2019 duke torturuar një opinion të tërë me negociata pa fund për postin për President për vete. Prandaj me 14 shkurt duhet të dalim #KREJTdheDREJT në zgjedhje për ta shpëtuar Kosovën nga ky politikan që fatin e vendit e rrezikon për interesa puro personale.

Me 14 shkurt pas 40 vite karrierë votuesi i LDK-së ka shans me votë të dërgoi z. Mustafa në penzion ,duke mos lënë Kosovën e ngulfatur nga ai.

Ska dyshim që në mes 110 kandidatëve në LDK njoh plot djem e vajza të mira që meritojnë votën por me 15 shkurt ata që mund të zgjidhen svendosin asgjë as për koalicionet , as politika e mëdha për vendin.

Vendos Isa me një grup të panjohur, krejt bazuar në interesa të tyre grupore.Prandaj VOTA masive për ndryshim, krijon premisa për shpetimin e LDK-së, por mbi të gjitha Kosovës nga politikanë të papërgjegjshëm, intrigant, shpifës manipulator, tinëzar, e jolegjitim si Isa Mustafa.

Vota masive #KrejtdheDrejt127 është parakusht për QEVERI STABILE reformuese e zhvillimore, para një destabiliteti institucionale e politik, për teke të një njeriu që karrierën është dashtë ta mbyllë në vitin 1989 kur populli Kosovës shkeu librezat e Lidhjes komuniste e jo në vitin 2021 kur Kosova ballafaqohet me shumë sfida .

Kosova si ka borgj atij as askujt ,po ai i ka borgj shumë qytetarëve brenda dhe jashtë i cili gezoi tërë privilegjet nga vitet 80, pastaj në vitet 90 duke menagjuar 3%, duke mbajt tërë pozitat e duke humbur të tëra në zgjedhje.

Ai ka përgjegjësi direkte që mbajti në pushtet disa parti tjera që ishin përgjegjëse për keqeverisje e zhvatje. Prandaj Kosova ka nevojë për qasje të re me njerëz të parimor si Vjosa e Albini me Qeveri me duar të pastra, që mbajnë fjalën dhe punojnë për qytetarin e jo veq për rehatimin për vete në kolltuqe.

Edhe 5 ditë kur keni shansin për të votuar #krejtdhedrejt e për ta vendosur për një Kuvend e Qeveri stabile që svaret nga ambiciet e sëmura nga politikanë të së kaluarës. Vullneti juaj i treguar keto ditë në terren po flet që fitorja do jetë plebishitare, prandaj edhe ju disa që keni pak hezitime bashkohuni me NDRYSHIMIN.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit