Pas një pauze 15 mujore, do të kthehet në ring boksieri nga Juniku, Haxhi Robin Krasniqi.
Boksieri kosovar do të “luftojë” sonte me çekun Stanislav Eschner në ambiente të hapura të “Seebuhne Elbauenpark”.
Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për kategorinë gjysmë të rëndë, ku Krasniqi ka boksuar më parë.
Meçi zhvillohet në ora 22:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në RTK.