19.7 C
Pristina
Tuesday, May 30, 2023

Ju mund ta luftoni diabetin duke hequr 10 % të peshës tuaj

- Advertisement -

Të rekomanduara

Një studim i ri ka mësuar se njerëzit, të cilët janë të diagnostikuar me diabet dhe humbin peshë mund ta luftojnë dhe ta mposhtin këtë sëmundje, shkruan Medical News, transmeton GazetaExpress.

Tipi 2 i diabetit është një sëmundje metabolike, e karakterizuar nga paaftësia e trupit të procesojë glukozës, si rezultat niveli i sheqerit në gjak rritet. Kjo sëmundje i prek 30 milionë njerëz vetëm në ShBA, dhe nëse nuk trajtohet mund të përfundojë me komplikime.

- Advertisement -

Studimi mbi efektin e humbjes së peshës në luftimin e kësaj sëmundjeje, i kryer nga një grup profesorësh nga Universiteti i Kembrixhit, ka analizuar 867 njerëz të moshës 50-69 vjeç. Hulumtuesit i vëzhguan këta pjesëmarrës, të cilët ishin me diabet për 5 vjet.

Në bazë të informacioneve dhe analizave, prej tyre pas 5 viteve, 257 njerëz përkatësisht 30% prej tyre e kishin mposhtur diabetin. Hulumtuesit vërejtën se personat, që e kishin mposhtur diabetin ishin ata që gjatë kësaj periudhe kishin humbur peshë.

Ky studim ka dëshmuar se humbja e moderuar e peshës, brenda 5 apo më pak viteve është një metodë shumë e mirë për luftimin e sëmundjes së diabetit.

- Advertisement -

Të fundit

Mësuesja shpjegon anatominë në mënyrë ‘origjinale’, zhvishet para nxënësve

Ajo ishte duke shpjeguar anatominë ndërkohë që hipi mbi një bankë dhe nisi të zhvishej. Një mësuese në një shkollë...

Më shumë

- Advertisement -