18.6 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Haxhillëk këtë vit vetëm për qytetarët e Arabisë Saudite

Rekomandime

Vetëm qytetarët e Arabisë Saudite do të jenë në gjendje të kryejnë Haxhin këtë vit

- Advertisement -

Haxhi i këtij viti do të kryhet nga rreth 60 mijë njerëz, ekskluzivisht shtetas të Arabisë Saudite. Një vendim i tillë u mor për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Ky informacion u njoftua nga Ministria Saudite e Haxhit dhe Umres. Pra, qytetarët e Kosovës, por edhe të tjerët nuk do të mund të shkojnë në shtetin arab për të kryer obligimin fetar.

Ndryshe nga viti i kaluar, një numër shumë më i madh i besimtarëve tani do të marrin pjesë. Njerëzit midis moshës 18 dhe 65 vjeç do të mund të marrin pjesë, raporton skynews.

- Advertisement -

“Mbretëria e Arabisë Saudite, e cila është e nderuar të presë pelegrinë çdo vit, konfirmon këtë vendim nga shqetësimi për shëndetin dhe sigurinë e pelegrinëve, si dhe qytetarëve në vendet nga vijnë”, shpjeguan autoritetet.

Vitin e kaluar, njëmijë njerëz ishin në gjendje të kryenin Haxhin në Arabinë Saudite. Të huajt nga 160 vende bënë të njëjtën gjë me ta. Haxhi i këtij viti do të jetë gjithashtu nën masa të veçanta epidemiologjike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit