18.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Haxhiu: Arben Gashi, zë bajat në Kuvendin e Kosovës

Rekomandime

Ministre Haxhiu: Arben Gashi, zë bajat në Kuvendin e Kosovës
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj deklaratave të shefit të Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi.

- Advertisement -

Deputeti i LDK’së në emisionin Pressing këtë të martë tha se çdo vendim i qeverisë fillimisht shkon në zyrat e VV’së.

Por Haxhiu thotë se Gashi nuk duhet të merret seriozisht. Ajo thotë se ai është ‘zë bajat’ në Kuvendin e Kosovës.

“Kohëve të fundit ka deklarata goxha të çuditshme edhe të pasakta”, tha Haxhiu.

- Advertisement -

Gashi duke kritikuar partinë në pushtet kishte thënë se pakënaqësi me Vetëvendosjen po kanë edhe deputetët e kësaj partie.

“Ka shumë shpifje, ka shumë thashetheme dhe rrjedhimisht unë mendoj se z.Gashi aktualisht është duke u dukur si njëfarë zëri i humbur, një zë bajat në Kuvendin e Kosovës sa që edhe jashtë tij, dhe rrjedhimisht deklaratat e tij për deputetë të VV’së të cilat u demantuan sot nga deputeti Fitim Uka, pra janë në vazhdën e këtyre deklaratave qaq bajate, pa asnjë sens, pa asnjë kuptim”, shtoi Haxhiu.

- Advertisement -

“Deklaratat e tij janë komplet të pasakta, deklaratat e tij kanë një tendencë për të krijuar amulli, kanë një qëllim jo të mirë, pra dashakeq dhe rrjedhimisht mendoj se deklaratat e tilla nuk duhet të merren seriozisht dhe natyrisht që neve nuk na shqetësojnë aspak”, theksoi ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit