Anëtarja e Kryesisë së LVV-së, Albulena Haxhiu, e ftuar në ‘Intervistën e Javës’ në Gazeta Blic, ka deklaruar se LVV-ja si subjekt i vetëm do të kalojë mbi 50%.
Haxhiu ka theksuar se nuk do të kenë nevojë të bëjnë koalicion me asnjë subjekt tjetër poltik, pasi periudha që ata janë qeverisur ka kthyer shpresën tek qytetarët.
“Ne si Vetëvendosje vetëm si subjekt politik do të kalojmë 51%, kjo për shkak të konsistencës dhe qeverisjes tonë.
Në momentin kur kemi qeverisur megjithëse ka qenë periudhë e shkurtër kohore ka qenë e mjaftueshme për ta kthyer shpresën tek qytetarët e Kosovës se në këtë vend mund të ketë njerëz dhe parti politike që mund të qeverisin ndershëm dhe mund t’i kryejnë përgjegjësitë e tyre në bazë të Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi.
Nuk besoj se do të kemi nevojë për ndonjë aprti tjetër politike për të bërë koalicion” deklaroi Haxhiu