2.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Haxhiu i drejtohet Qeverisë ‘Kurti’: Mos vajtoni por veproni, tregoni me kë jeni

Rekomandime

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka reaguar në lidhje 17 vjeçarin nga Graçanica, Ilija Iviç, i cili zgjodhi të luaj për Kombëtaren e Kosovës në futboll, gjë për të cilën Komuna e Graçanicës ia largoi të dy prindërit nga puna, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu tha se ky futbollist bëri atë që pak njerëz e kanë pritur, tejkaloi paragjykimet e deritanishme duke vendosur ta përfaqësojë shtetin e tij në futboll.

Mirëpo, Haxhiu karshi kësaj ka kritikuar veprimet e institucioneve të Kosovës, për të cilat thotë se nuk ishin në nivel të përgjegjësisë ndaj vendimit madhor të futbollistit Ivic.

Ai tutje tha se Qeveria e re me në krye Albin Kurtin, duhet të përcaktojë se a është me futbollistin Ilija Ivic apo me Listën Serbe.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

“Mos vajtoni por veproni, tregoni me kë jeni, me futbollistin Ilija Iviq apo me Listën Serbe?!

- Advertisement -

Futbollisti Ilija Iviq bëri atë që shumë pak njerz e kanë pritur, ai tejkaloi paragjykimet e deri tanishme dhe vendosi të përfaqësoj në futboll shtetin e tij, Republikën e Kosovës.

Pas kësaj, përfaqësusit e Listës Serbe që janë në udhëheqje të Komunës së Graqanicës larguan nga puna prindërit e tij.

Veprimet e mëpasshme të institucioneve të Kosovës nuk ishin në nivel të përgjegjësisë karshi vendimit madhor të futbollistit Iviq. Nuk mjafton lëshimi i një kominikate nga Qeveria dhe FFK në përkrahje të futbollistit dhe familjes Iviq, por kërkohet të ketë veprime dhe mbështetje konkrete ligjore.

Prindërit e futbollistit Ilija Iviq janë larguar nga puna nga udhëheqësit e Listës Serbe, të cilët janë pjesë e Qeverisë Kurti.

Andaj, Qeveria Kurti duhet të përcaktohet se a është me futbollistin Ilija Iviq, i cili do të përfaqësoj Kosovën në kombëtaren U19, apo me Listën Serbe, udhëheqësit e të cilëve në Graqanicë larguan nga puna prindërit e futbollistit Ilija Iviq, për shkak se djali i tyre ka vendosur të përfaqësoj shtetin e tij, Kosovën.

Qeveria duhet të përcaktohet se cilin vendim e përkrah, atë të futbollistit Ilija Iviq apo vendimin e Komunës së Graqanicës e cila largoi nga puna prinderit e futbollistit Iviq.

Komunikata verbale pa veprime konkrete e Qeverisë Kurti është aprovimi i vendimit të Komunës së Graqanicës e cila udhëheqet nga Lista Serbe.

Veprimi i institucioneve të Kosovës duhet të jetë efikas në mbështetje të familjes së futbollistit Ilija Iviq.

Albin Kurti duhet të tregoj se me kë është, me familjen e futbollistit Ilija Iviq që dëshiron të përfaqësoj Republikën e Kosovës, apo me Listën Serbe e cila nuk e njeh Shtetin e Kosovës dhe për më keq i ndëshkon serbët që Kosovën e njohin shtet të tyre.

Prandaj duhet veprim konkret i Qeverisë, mos vajtoni por veproni, tregoni me kë jeni, me futbollistin Ilija Iviq apo me Listën Serbe?!”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit