1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Haxhiu kërkon tërheqjen e 30% të Trustit: 100 euro janë lëmoshë

Rekomandime

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu ka komentuar masat e reja të Qeverisë në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike për ndarjen e 100 eurove për pensionistët punëtorët, e studentët.

Haxhiu në Kanal 10 ka ka thënë se kriza nuk kalohet me një muaj derisa shtesat prej 100 euro i ka quajtur lëmoshë.

- Advertisement -

“Ato 100 euro shpenzohen me të hyrë në shitore”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu.

Sipas tij plotësim ndryshimi i ligjit për Trustin Pensional duhet të ndodhë pasi që ai tha se kjo është kërkesë e qytetarëve të Kosovës.

Kujtojmë se deputeti i PDK-së në vazhdimësi ka kërkuar tërheqjen e Trustit deri në 30 për qind kjo sipas tij për shkak të shtrenjtimit të rrymës dhe të gjitha produkteve të konsumit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit