4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Haxhiu: Ne s’japim terminale, tenderë, ambasadorë… për zgjedhjen e presidentes!

Rekomandime

Ministrja e Drejtësisë, njëherësh zyrtarja e lartë e LVV-së, Albulena Haxhiu ka kritikuar opozitën për qasjen e tyre ndaj votimit për presidentin e shtetit.

Ajo ka thënë se partia e Albin Kurtit nuk jep termilnae apo gjëra tjerë në këmbim të zgjedhjes së presidentes.

- Advertisement -

“Ne nuk i duam zgjedhjet por moszgjedhja e Presidentit e dërgon vendin në zgjedhje prandaj përgjegjësia për këtë i mbetet atyre që e injorojnë vullnetin e qytetarëve dhe e bllokojnë zgjedhjen e Presidentit”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Më 14 shkurt, qytetarët kanë votuar edhe për emrin e kandidatit për kryeministër por edhe për emrin e kandidates për presidente.

- Advertisement -

Ne kemi qenë transparent para qytetarëve. Mesazhi që kanë dhënë qytetarët ishte i qartë. Por ky mesazh e vullnet nuk po përfillet nga opozita. Sërish po injorohet e shkelet.

Ne nuk kemi çfarë t’ju bëjmë atyre që mendojnë që për votën e Presidentit, duhet dhënë terminale doganore, poste diplomatike a tendera.

- Advertisement -

Ka qenë e qartë. Ne nuk i kemi pasur 80 vota për Presidentin.

Ata që po thonë se e paskemi provokuar situatën me ligjin sepse votat i keni pasur, janë të njëjtit që thonin se A.Veliu nuk është dashur të shkarkohet se ai veprim e provokoi rrëzimin e Qeverisë anipse dihej që Qeveria s’ka pasur në plan të votohej, po kur u votua ka pasur plan të rrëzohet.

Ne nuk i duam zgjedhjet por moszgjedhja e Presidentit e dërgon vendin në zgjedhje prandaj përgjegjësia për këtë i mbetet atyre që e injorojnë vullnetin e qytetarëve dhe e bllokojnë zgjedhjen e Presidentit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit