7.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Mali i Zi i vë Kosovës fusnotë, Qeveria nuk ka asnjë informatë

Rekomandime

Mali i Zi i është referuar Republikës së Kosovës me fusnotë, pavarësisht se e ka njohur pavarësinë e Kosovës, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Një gjë e tillë është bërë në një dokument zyrtarë me masat anti-COVID për këtë shtet.

Megjithatë, Qeveria e Kosovë nuk ka asnjë informatë që Mali i Zi i është referuar me fusnotë Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur për Express, Antigona Baxhaku këshilltare për media e kryeministrit Avdullah Hoti.

- Advertisement -

Ajo ka thënë se nuk ka asnjë ndryshim në raportet bilaterale mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Deri në momentin që po flasim nuk kemi asnjë komunikim zyrtar për ndryshim të qasjes së Malit të Zi në raport me vendin tonë. Nuk ka asnjë ndryshim në raportet bilaterale midis dy vendeve fqinje”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit