Wednesday, July 24, 2024

Shalës nuk i bëjnë përshtypje deklaratat e ambasadorëve, thotë se u zgjodh nga Kuvendi

- Advertisement -
- Advertisement -

Përkundër reagimeve të shumta dhe largimit të Ambasadës amerikane dhe asaj britanike nga Bordi i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, drejtori i saj Naser Shala ka thënë për KTV-në se ai nuk e ka ndërmend te jap dorëheqje nga se është zgjedhur nga deputet e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se e respekton mendimin e ambasadorëve por që nuk pajtohet me deklaratat e tyre të cilat sipas tij janë të ndikuara.

- Advertisement -

“Unë jam i gatshëm të ballafaqohem me të gjithë ata që bëjnë deklarata të pabazuara dhe pa asnjë argument të vetëm, qoftë në nivel vendi, por edhe ndërkombëtar për rezultatet e agjencisë para dhe pas ardhjes sime në këtë detyrë”, ka deklaruar Shala.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerëson se përzgjedhja e miqve të pakualifikuar për pozicionet qeveritare dëmton imazhin e Kosovës dhe tradhton besimin e publikut.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura