8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Haxhiu paralajmëron padi për RTK-në

Rekomandime

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar padi ndaj televizionit publik të Kosovës, pasi thotë se kanë fabrikuar një lajm të rrejshëm për gjyqtaren nga Peja, Valbona Disha- Haxhosaj.

- Advertisement -

Haxhiu këtë paralajmërim e ka bërë nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

Ajo ka theksuar se nuk është kundër artikujve kritik, por lajmin e RTK-së e quajti ‘Fake News’.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

“Nuk jam aspak kundër lajmeve e artikujve kritikë, por vërtetë janë bërë shqetësuese artikujt pa asnjë fakt e argument që për bazë kanë vetëm paragjykimin e trillimin. Lajmit të sotëm publikuar në RTK me titull: ‘’MINISTRJA HAXHIU SHPËRBLEN PROKUROREN QË E ARRESTOI HAKI RUGOVËN’’ nuk mund t’i them asgjë tjetër përveç ‘Fake News’.

Në Republikën e Kosovës askush nuk mund të ndalojë të drejtën e shprehjes, mendimit të lirë, por prapa kësaj të drejte nuk mund ta fshehim dezinformimin sikur ky artikull. Liria e shprehjes nuk nënkupton asesi cenimin dhe sulmin pa bazë ndaj një personi, kushdo qoftë ai.

- Advertisement -

Me qëllim zbardhjen edhe më shumë të kësaj të pavërtete, mbështjen për median e vërtetë dhe raportimin korrekt, unë do të dorëzojë padi për shpifje ndaj autores së artikullit dhe mediumit që e ka publikuar këtë të pavërtetë. Ky ishte opsioni i fundit si përgjigje ndaj këtij artikulli të rremë dhe kësaj mendësie të sulmit të pabazuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit