16.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Haxhiu: Procesi i vetingut do të zgjasë 5 vjet

Rekomandime

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se procesi i vetingut në Kosovë do të zgjasë 5 vjet. Ajo thotë se gjatë hartimit të procesit janë shërbyer me koncept-dokumentin e Komisionit të Venecias.

Haxhiu po ashtu thotë se është e rëndësishme që ky mekanizëm të mos zgjasë përjetësisht por vetëm për një afat të caktuar.

- Advertisement -

“Ne jemi shërbyer gjatë hartimit të koncept-dokumentit edhe me opinionin e Komisionit të Venecias për rastin e Shqipërisë e vendeve tjera. Aty Komisioni vlerëson se një veting i tillë me mekanizëm të jashtëm si në Shqipëri është i mundshëm dhe në përputhje me standarde evropiane. Po ashtu thotë se është i rëndësishëm që ky mekanizëm i jashtëm të jetë i kufizuar, të mos ekzistojë përjetësisht. Pikërisht këtë po e bëjmë. Jemi duke tentuar t’i përshtatemi opinionit. Do të zgjasë 5 vjet, fillon prej niveleve të larta. Në momentin kur arrijmë të verifikojmë këshillin gjyqësor, atë prokurorial, kryeprokurorin e shtetit si institucion, kryeprokurorët e prokurorive, atëherë besoj se 50-60 për qind të punës e përfundojmë”, tha Haxhiu në KTV.

Ajo ka thënë se është në mandat të Qeverisë të bëjë reforma në drejtësi. E po ashtu për që ato janë të nevojshme thotë se tregojnë edhe raportet, si ai i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe po ashtu Raporti i Progresit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit