1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Haxhiu: Qeveritë e kaIuara kanë bërë çdo gjë që ka thënë Beogradi

Rekomandime

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka në një konferencë për media ka folur për vendimin e serbëve në veri t’u larguar nga institucionet e Kosovës, përfshirë këtu përfaqësuesit politikë, policët, gjyqtarët dhe prokurorët.

- Advertisement -

Haxhiu ka thënë se institucionet në veri, përfshirë edhe prokurorinë edhe gjykatat, janë duke funksionuar dhe qytetarët po i marrin shërbimet e tyre.

Ajo ka thënë se shtrirja e sundimit të ligjit edhe në atë pjesë të vendit nuk ka alternativë.

Sipas Haxhiut, pozicioni i Kosovës në dialog me Serbinë asnjëherë nuk ka qenë më dinjitoz.

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë thotë se qasja që e kanë pasur qeveritë e kaluar në këtë proces ka paraqitur probleme për Qeverinë aktuale.

“Sundimi i ligjit nuk ka alternativë. Nuk është zgjidhje, por detyrim. Prandaj të gjitha vendimet e Qeverisë janë të drejta dhe të ligjshme, dhe deri më tani nuk kam parë dikush që i ka kontestuar përpos natyrisht Vuçiqit e Listës Serbe. Për herë të parë pozicioni i Kosovës në negociata është i dinjitshëm sepse Qeveria nuk ka lejuar mbajtjen e referendumit serb dhe zgjedhjet, por tani edhe masat e reciprocitetit që i bën secili vend normal. Fatkeqësisht jo vetëm marrëveshjet e nënshkruara, por edhe qasja që e kanë pasur qeveritë e kaluar tani paraqet problem edhe për neve, sepse i kanë mësuar keq, çdo gjë që ka thënë Serbia dhe Beogradi ata kanë thënë po. Është sfidë derisa ne ta kemi shtrirjen e sundimit të ligjit në secilin cep të vendit”, u shpreh Haxhiu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit