13.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Haxhiu: Serbët e Kosovës votojnë me postë ose te zyra ndërlidhëse, do të respektohet Kushtetuta

Rekomandime

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se institucionet e Kosovës ndajnë të njëjtin qëndrim sa i përket zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë ku ka theksuar se qytetarët me dy shtetësi do të mund të votojnë përmes postës apo zyrës ndërlidhëse.

Haxhiu ka thënë se Serbisë nuk i bëhet vonë për të drejtën e qytetarëve por që e njëjta ka pretendime territoriale ndaj Republikës se Kosovës.

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë ka kujtuar rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës ku është ndaluar organizimi i referendumit të Serbisë brenda territorit të Kosovës për çka ka thënë se është e rëndësishme të respektohet Kushtetua e Kosovës dhe legjislacioni në fuqi.

“Të gjithë jemi në dijeni që Serbia ka pretendime për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë sepse ajo perëndime territoriale ndaj Republikës së Kosovës. Serbisë nuk i bëhet vonë për të drejtat e qytetarëve”, ka thënë Haxhiu.

Ajo tha se “Qeveria jonë por edhe Kuvendi ka nxjerr rezolutë ka ndaluar mbajtjen e referendumit, është e rëndësishme të respektojë kushtetutën dhe legjislacioni në fuqi. Qytetarët që kanë dy shtetësi të votojnë përmes zyrës ndërlidhëse apo me postë. Nuk ka diçka tjetër në ketë drejtim”, ka shtuar Haxhiu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit