4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Haxhiu shqyen në Kuvend veshjen që përdorin mjekët në QKUK, akuzon VV-në për hajni

Rekomandime

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar Qeverinë Kurti për blerjen e pajisjeve mbrojtëse për mjekët dhe stafin shëndetësor. Ai madje ka marrë një veshje të cilën përdorin mjekët në QKUK dhe e ka shqyer, duke deklaruar se për to është paguar çmim i lartë, por nuk kanë qenë aspak mbrojtëse.

- Advertisement -

Haxhiu ka akuzuar VV-në se një aktiviste e partisë ka fituar tenderin për furnizim me mjete mbrojtëse, në kohën e ministrit Vitia.

“Me vetëm një kompani, ka përfituar gjatë pandemisë mbi 3 milionë euro, një kompani e afërt dhe e udhëhequr nga një aktiviste e Vetëvendosjes, Lego Company, përfitoi kontrata mbi 3 milionë euro gjatë kohës së pandemisë dhe ato kontrata i nënshkroi ministri Vitia. Në ato kontrata, nuk parashihej prodhuesi për produktin, parashihej veç çmimi, sasia por jo edhe kualiteti”, ka deklaruar Haxhiu.

Ai ka marrë në foltore një veshje mbrojtëse që kanë përdorur mjekët në QKUK dhe e ka shqyer.

- Advertisement -

Sipas tij, arsyeja pse numri i punëtorëve shëndetësorë të infektuar me koronavirus ka qenë i lartë, janë edhe këto rroba mbrojtëse për të cilat ka thënë se nuk kanë qenë cilësore.

“Prandaj të nderuar kolegë deputetë, duhet me e pa çka kemi pagu 12 euro dhe 8 euro e gjysmë. Kjo është një veshje mbrojtëse që është paguar gjatë qeverisë, kjo është veshje mbrojtëse, 12 euro e 20 centë e ka kontraktuar Qeveria, kjo është maska 95 centë, është dashur të ketë filtër të nderuar kolegë, por Arben Vitia ka nënshkruar kontratë pa ia caktu prodhuesit dhe filteri u është vjedhë. Ky është modeli dhe veshja mbrojtëse për punëtorët shëndetësorë, kjo është arsyeja pse tani kemi mbi 1 mijë e 800 punëtorë shëndetësorë të infektuar dhe mbi 30 punëtorë shëndetësorë të vdekur, sepse nuk ka pasur mbrojtje për ta”, ka thënë Haxhiu.

- Advertisement -

Ai ka akuzuar Qeverinë Kurti për vjedhje të pajisjeve mbrojtëse gjatë pandemisë, ndërkaq Qeverinë Hoti për vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

“Janë vjedhë maska, pajisje mbrojtëse, në barna e deri në thasë të kufomave është vjedhur në Qeverinë Kurti, e kjo tjetra pas tij shkoi deri në Thesar me vjedhë”, ka thënë Haxhiu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit