1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Haxhiu takon Vitinë: Ua dhash kontaktet e kompanisë që na ofron 500 mijë deri në 3 milionë vaksina Pfizer

Rekomandime

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka zhvilluar takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, dhe sekretarin Naim Bardiqi.

Haxhiu ka njoftuar se Vitisë ia ka dhënë kontaktet e kompanisë që ofron sigurimin e 500 mijë deri në 3 milionë vaksina Pfizer.

- Advertisement -

“Tani i takon Ministrisë së Shëndetësi që të punojë me seriozitet, përgjegjësi dhe përkushtim në procedurat e mëtutjeshme për sigurim të vaksinave anti COVID-19”, shkruan tutje Haxhiu.

Teksa shton se vaksina është shpëtim jete.

Postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Me ftesë të ministrit, Arben Vitia, sot zhvilluam së bashku një takim, në zyrët e Ministrisë së Shëndetësisë.

Takimi kishte për qëllim shqyrtimin e ofertës dhe kontakteve me akterët që mund të na ndihmojnë në sigurimin e vaksinës Pfizer, të cilat kontakte ia kam dërguar ministrit me email para dy ditësh.

- Advertisement -

Ministrit Vitia, sekretarit Bardiqi dhe ekipit të MSH zyrtarisht ua ofrova komunikimin dhe kontaktet që i kam patur me Kompaninë e cila po na e ofron mundësinë e sigurimit të 500 mijë deri në 3 milionë vaksina Pfizer.

Ministri Arben Vitia më falenderoi për gadishërinë time që t’i ndihmoj në këtë proces, sepse sigurimi sa me i shpejtë i vaksinave është shpëtim jete.

Ministri Vitia dhe sekretari Bardiqi u zotuan se Komiteti i MSH për sigurim të vaksinave, do të kontaktojë Kompaninë e cila mund të na i sigurojë një numër të jashtëzakonshëm të dozave me vaksinën Pfizer.

Tani i takon Ministrisë së Shëndetësi që të punojë me seriozitet, përgjegjësi dhe përkushtim në procedurat e mëtutjeshme për sigurim të vaksinave anti COVID-19.

Pavarësisht a jemi pozitë apo opozitë në këtë situatë të gjithë së bashku duhet të punojmë për të mirën e shëndetit të qytetarëve. Virusi po vret çdo ditë qytetarët e Kosovës pa dallim partie politike dhe partitë pa dallime politike duhet të punojnë për të mposhtur pandeminë.

Sigurisht se përgjegjësinë kryesore e ka subjekti politik që është në Qeveri.

Për më shumë se një vit pandemi të gjithë kemi humbur njerëz të dashur si pasojë e virusit COVID-19, prandaj vaksina është shpëtim jete!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit