13.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Zëdhënësi i PDK-së nuk ka “informata” çka po ndodhë brenda partisë

Rekomandime

Gazeta ka raportuar gjatë ditës për zhvillimet që po ndodhin brenda Partisë Demokratike të Kosovës, rreth futjes apo jo të kësaj partie në Qeverinë Hoti.

- Advertisement -

Gazeta raportoi me burime të saj, për atë që PDK i ka dhënë ultimatum partnerëve të koalicionit qeverisës, që brenda muajit janar të definohen kërkesat e tyre, për përfshirjen e tyre ne qeveri.

Kushti i PDK-së, siç raportoi Gazeta Blic, ishte marrja e postit të presidentit dhe pas marrjes eventuale të këtij posti, ata edhe mund të bëhen pjesë aktive të qeverisë Hoti.

Por, ani pse me pozitë është zëdhënës i PDK-së, Avni Bytyqi, duket se nuk ka informacione se çfarë është duke ndodhur brenda partisë në të cilën është.Në një reagim të tij në rrjete sociale, Bytyqi e quan këtë raportim si të pavërtetë.Thotë se qëndrimet e PDK-së, tashmë janë publike, duke mos përmendur faktin që ka qëndrime të secilës parti, të cilat nuk bëhen fare publike, deri në momentin kur të konkretizohen ato.

- Advertisement -

“Lajmi i publikuar nga gazetablic me titullin:”PDK ultimatum partive në qeveri: Keni afat deri në këtë kohë t’i plotësoni kushtet, përndryshe bashkë me VV-në do ju rrëzojmë”.Është plotësisht i pavërtetë, Partia Demokratike e Kosovë është parti opozitare.

Qendrimet tona tani më janë më së të njohura!”, ka shkruar Bytyqi.Në anën tjetër, në linkun e mëposhtëm mund ta gjeni artikullin e plotë të Gazeta Blic, për të cilin reagoi zëdhënësi Bytyqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit