2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Haxhiu thotë se Vitia ia shpërfilli ofertën për vaksina: Ministria nuk e kontaktoi fare kompaninë

Rekomandime

Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka bërë verifikimin e kontakteve që ia përcolli deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, si dhe nuk ka proceduar kërkesë zyrtare për këtë çështje.

- Advertisement -

Dhjetë ditë më parë takoi ministrin e Shëndetësisë, ku i dha ofertën e një kompanie për sigurimin e vaksinave kundër virusit korona.

Oferta sipas deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiut mund të siguronte nga 500 mijë deri në 3 milionë vaksina Pfizer për qytetarët e Kosovës.

Pas takimit i pari i Shëndetësisë, Arben Vitia kishte thënë se dikasteri që udhëheq do të verifikojë menjëherë këto kontakte të Haxhiut.

- Advertisement -

Por, ani pse kanë kaluar dhjetë ditë Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka bërë verifikimin e tyre, si dhe nuk ka proceduar kërkesë zyrtare për këtë çështje.

Këtë e thotë vetë Haxhiu.

- Advertisement -

Bekim Haxhiu mohon se çmimi mund të jetë arsyeja pse MSH-ja nuk ka verifikuar këto kontakte dhe nuk ka kontaktuar me kompaninë në fjalë, për të cilën T7 raportoi që është izraelite.

Ndërkohë ka 10 ditë, që T7 dërgon pyetje në adresën e Ministrisë së Shëndetësisë për këtë çështje, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Edhe nga Pfizer dhe BionTech konfirmojnë se nuk ka ende diçka konkrete mes tyre dhe Qeverisë që lidhet me vaksinat.

Por, që pohojnë se mbesin në diskutime.

Gjithsej 24 mijë doza të vaksinës Astrazeneca iu dhanë Kosovës si donacion, por që të njëjtat tashmë janë shpenzuar.

Kjo ka bërë që të mbyllet faza e parë e vaksinimit, deri në sigurimin e vaksinave të reja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit