-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Haxhiu: Vjedhjet në kohë pandemie përfundojnë në Prokurori

Rekomandime

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë sot se Komisioni Parlamentar për Shëndetësi në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka votuar pro që dokumentacioni i Ministrisë së Shëndetësisë me kontrata të nënshkruara me çmime abuzive, me dyshime për keqpërdorim të parasë publike gjatë kohës së pandemisë t’i dërgohen për hetim Prokurorisë së Kosovës.

- Advertisement -

Haxhiu në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se një ditë më parë deputetët e VV-së kanë ikur nga mbledhja e Komisionit në mënyrë që ta pamundësojnë votimin për ta dërguar lëndën në Prokurori, shkruan Reporteri.net.

“Mirëpo, sot, kuorumi ishte i mjaftueshëm për votim që dyshimet për keqpërdorime në Ministrinë e Shëndetësisë që drejtohet nga Arben Vitia të përfundojnë në Prokurorinë e Shtetit.

Këto keqpërdorime kanë të bëjnë me disa tenderë të dhënë nga kjo ministri, e të cilët besohet se kanë qenë abuzues të parasë publike. Sipas raportimeve me çmime me të shtrenjta deri në 3500%. Kjo është arsyeja që kam ngritur dyshime që nga fillimi se MSh është duke abuzuar me paranë publike në kohë pandemie. Tani mbetet që këtë ta vërtetojë Prokuroria e Shtetit”, shkruan Haxhiu.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit