Lutfi Haziri, kryetar i LDK’së thotë se synojnë të fitojnë zgjedhjet. Ndërkohë i quan ‘grackë të VV’së” ata që mendojnë se LDK duhet të zgjedh kryetar të ri. Thotë se Kurti po lufton prej 16 vjetësh për ardhje në pushtet.
“Unë pe di që i konvenon dikujt me lënë LDK’në pa kryetar partie”, thotë Haziri.
“Dhe nuk e di edhe do njerëzve në LDK edhe thirrjeve të tyre që duhet me bo zgjidhje të partisë për me hy në zgjedhje të jashtëzakonshme, është gracë e Vetëvendosjes”, thotë Haziri për RTV Dukagjini.
Thotë se është normale që gara me VV’në të mos jetë e lehtë.
“Nuk është rrugë e lehtë që z.Kurti e ka bërë. 15 vjet është rrugëve. 16 vjet është ngreh rrugëve për këtë ditë’, tha Haziri.
“Dhe ne duhet me dalë me argumentu tash pse ai nuk duhet me fitu por duhet me fitu na. Nuk është e lehtë”, theksoi Haziri.
Haziri tha se në parti nuk kanë diskutuar për vija të kuqe për partitë politike.