7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Haziri beson se LDK’ja është bashkë, nuk tregon nëse do të aderojë në partinë e Vjosa Osmanit

Rekomandime

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka paralajmëruar indirekt se nuk do të largohet nga LDK’ja, për t’iu bashkuar partisë së re që kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, paralajmëroi ta themelojë. Edhe pse, kështu u raportua nga një portal i afërt me kreun e Gjilanit.

- Advertisement -

Haziri ka shkruar “LDK bashkë! Beso!”. E kjo më gjasë sepse do që vet, por edhe Vjosa Osmani të qëndrojnë në LDK.

Kujtojmë se slogani “Beso”, u përdor nga LDK’ja në zgjedhjet e fundit ku garoi me Osmanin si kandidate për kryeministre. Duket se Haziri ende beson se Osmani mund të mbetet në LDK.

Ndërsa Osmani dje ka deklaruar se LDK’ja i ka mbyllur çdo derë, e gjithashtu ka premtuar se mund të themelojë një iniciativë të re qytetare në politikë.

- Advertisement -

E burime të Mediafokus.info, portal i afërt me Lutfi Hazirin, sot kanë bërë të ditur se LDK’së, Haziri dhe ish-nënkryetarja e partisë, Vjosa Osmani, para disa ditësh, në njërin nga lokalet e Prishtinës, kanë mbajtur një takim disaorësh, për t’i harmonizuar qëndrimet rreth rrugës së re politike, por pa LDK’në.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka mohuar se do të anëtarësohet në partinë e re, nëse eventualisht Osmani do ta themelojë.

- Advertisement -

Gjithashtu, mohim të tillë ka bërë edhe ish-ministri i Qeverisë së Albin Kurtit, Lumir Abdixhiku.

“Nuk e di pse po bëhet temë largimi im nga LDK. Nuk ka qenë, s’është dhe s’do të jetë asnjëherë alternativë e imja”, ka thënë Abdixhiku për Gazeta Express.

Në paraqitjet e fundit para mediave, kryeparlamentarja Vjosa Osmani thotë se fati i saj në LDK është caktuar më 20 qershor, kur këshilli i kësaj partie e përjashtoi nga të gjitha pozitat për shkak të qëndrimeve të saj politike, të kundërta me vendimet e LDK’së.

Osmani, që ishte kandidate e LDK’së për kryeministre në zgjedhjet e fundit, kundërshtoi mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Albin Kurtit, të cilën e inicoi LDK’ja.

Kryeparlamentarja ka bërë të ditur gjatë kësaj jave që prej kohësh nuk komunikon me kreun e LDK’së, Isa Mustafën, ndërsa ka komunikim të rregullt me liderin e VV’së, Albin Kurtin.

Zyrtarë të lartë të LDK’së, si nënkryetarët Agim Veliu e Haki Rugova e kanë mirëpritur deklaratën e Osmanit për “ndarje të rrugëve me LDK’në”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit