16.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Bilanci i covid 19: Rriten rastet, kjo është mosha e të vdekurve

Rekomandime

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që nga dje kanë vdekur 12 persona dhe janë regjistruar 410 raste të reja me COVID-19.

- Advertisement -

“Nga 8.789 testime, 410 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 12 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.732 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 140.682. Në total numri i rasteve aktive është 14.501”, ka njoftuar Ministria.

MSh’ja ka njoftuar edhe për shërimin e 1 mijë e 732 personave, derisa janë vaksinuar edhe mbi 22 mijë persona.

Në raportin e MSh-së bëhet e ditur edhe grupmosha e 12 viktimave në 24 orët e fundit. Bëhet fjalë për vdekjen e 7 meshkujve dhe 5 femrave.

- Advertisement -

3 viktima i takojnë grupmoshës 80 vjeçare, 3 të tjerë janë të grupmoshës 70-79 vjeç, 5 viktima janë të grupmoshës 60-69 vjeç dhe 1 viktimë hyn në grupmoshën 59-69 vjeç.

Reklamë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit