16.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

“Liria ka emër”, Leonora Jakupi lëshon “bombën për inati të Serbisë” (VIDEO)

Rekomandime

Këngëtarja e njohur kosovare Leonora Jakupi ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor “Liria ka emër”.

Këngëtarja, dje, përmes një postimi në Instagram, kishte paralajmëruar lansimin e këtij projekti, siç tha ajo, për inati të Serbisë.

- Advertisement -

“Nesër edhe një bombë për inati t’Serbisë 17:00”, ka shkruar dje Jakupi në Instagram.

Ndërkaq, sot kur e publikoi projektin e ri, ajo shkroi se përmes kësaj kënge sadopak të japë kontributin në mbrojtjen e vlerës së UÇK-së, njofton Klankosova.tv

“Jam shumë e lumtur që sadopak, përmes këngës sime dhe zërit tim, të jap kontributin për mbrojtjen e vlerës sonë më të lartë UÇK-së për mbrojtjen e djemve tanë më të mirë!”, ka shkruar Jakupi në Instagram.

- Advertisement -

Kujtojmë se ditë më parë ajo publikoi këngën “Komandant”, për të cilën reaguan mediet serbe, duke e quajtur ‘skandaloze’.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit