8.9 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Haziri e godet Kurtin: Mr.Beani po ua paguan biletat e autobusit diasporës së në Kosovë nuk ka vota

Rekomandime

Shefi i Shtabit Zgjedhor të LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë se kandidati për Kryeministër Albin Kurti po ua paguan biletat e autbosit diasporës, pasi që nuk ka vota në Kosovë.

Haziri ka deklaruar se Kurti i VV’së po manipulon me qytetarët e Kosovës.

- Advertisement -

Ai është i gatshëm që të bashkëpunojë me çdo kënd në Kosovë vetëm që të bëhet kryeministër. Unë besoj dhe e them që ai po manipulon me qytetarët e Kosovës. Ju paguan bileta të autobusit njerëzve nga diaspora derisa ata 6 milionë euro i dërgojnë çdo vit në Kosovë. Ju ofron shqiptarëve të Maqedonisë autobusa falas që të vijnë që të votojnë Kosovë sepse nuk po gjen vota në Kosovë”.

Ndërtimi i një kauze dhe tërheqja nga ajo kauzë në emër të luftimit të krimit dhe korrupsionit dhe në anën tjetër flirtimi politik me ata që vërtetë kanë problem me po ato dukuri është fakt që i atribuohet atij”.

Tutje, ai edhe njëherë e ka quajtur Albin Kurtin në emër të komedianit të njohur, duke iu drejtuar ‘Mr.Bean’.

- Advertisement -

Mr. Beani po vazhdon të sillet njëjtë – po ndërton kauza dhe po tërhiqet nga kauzat e veta. Me karakterin e seriozitetit të tij po i përngjan vërtetë asaj që quhet British Jokes”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit