1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Haziri: Janë tre deputetë të LDK-së që kanë dilema për zgjedhjen e Osmanit presidente

Rekomandime

Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se subjekti të cilin përfaqëson është pro që të gjithë deputetët duhet të qëndrojnë në sallë, në momentin kur Vjosa Osmani do të votohet për presidente të Kosovës.

- Advertisement -

Haziri në një deklaratë tha se tashmë “LDK ka kryer punën e saj” dhe “ju mbetet të tjerëve që të kryejnë obligimin e tyre”. Sipas tij, edhe Kryesia e Lidhjes Demokratike e edhe Grupi Parlamentar kanë një qëndrim unik për zgjedhjen e presidentit të ri.

Haziri ka thënë janë tre deputet të partisë së tij që aktualisht, assesi nuk janë bindur me propozimet dhe qëndrimet e Kryesisë së partisë.

“LDK ka zbardhë rolin në zgjedhje. Tash ju mbetet tjerëve obligimi. 3 deputetët e LDK që kanë dilema është çështje e tyre, por GP LDK ka qëndrimin unik si pasojë edhe e vendimit të Kryesisë së LDK-së”, ka thënë Lutfi Haziri.

- Advertisement -

Ndryshe në media u raportua se këta tre deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës që janë kundër vendimit të Kryesisë së LDK dhe Grupit Parlamentar janë: Avdullah Hoti, Agim Veliu e Driton Selmanaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit