18.1 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Britania harron ushtarin e saj në Afganistan: Ai merr 400 afganë dhe provon të ikë nga Talebanët nëpër tokë

Rekomandime

Një ish ushtarak britanik pritet të ikë nga Afganistani me qindra afganë – përfshirë stafin e tij – duke udhëtuar përmes tokës që tashmë kontrollohet nga talebanët.

- Advertisement -

Ben Slater raportohet se po planifikon të largohet nga ky vend pasi nuk mori vizat e nevojshme për evakuim nga ajri.

37 vjeçari, që punonte si truproje e ambasadorëve britanikë, i tha the Telegraph-it se ndihej “tepër i zhgënjyer” nga qeveria, përcjell Periskopi.

Mijëra britanikë dhe aleatë afganë janë evakuuar nga Afganistani që prejse ky vend ra nën regjimin taleban në fillim të këtij muaji.

- Advertisement -

Anëtarët e fundit të ushtrisë britanike lanë aeroportin e Kabullit të dielen në mbrëmje, duke i dhënë fund evakuimit më të madh prej Iuftës së Dytë Botërore.

Z. Slater, që punonte edhe për Policinë Ushtarake Mbretërore, raportohet se ka mbështetur dhjetra evakuime në programin e transportit ajror të vendit të tij.

- Advertisement -

Ai iu kërkoi zyrtarëve të organizonte evakuimin i vetëm por nuk mori vizat.

Tash, trimi Slater ka nisur operacionin e tij për t’u larguar nga Afganistani përmes tokës me 400 afganë, që janë kryesisht gra

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit