13.3 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Haziri jep detaje të reja: Ekipi i psikiatërve nuk arriti për pak minuta në konvikt ta kontrollojë 26 vjeçarin

Rekomandime

Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i ftuar në emisonin Frontal ka folur për vdekjen tragjike të 26-vjecarit nga kjo komunë, që ndërroi jetë dje gjatë kohës sa ishte duke qëndruar në karantinë në konvikte.

- Advertisement -

“Vërtetë Agoni, shpirti i tij i bardhë u shkëput me aktin e tmerrshëm të vetëvrasjes, ende nuk ka pushuar trupi i tij, ceremonia e varrimit është duke u zhvilluar. Janë trondit të gjithë një student i jashtëzakonshëm, një djalë i ri, duhet ta nderojmë dhe respektojmë deri në fund. Kisha lut të mos politizohet, abuzohet për rastin.

Unë kam qenë në kontakt me familjen e tij, me babain që më ka njoftu për gjendjen e Agonit në Gjermani, por paraprakisht është dasht me e kry kursin e gjuhës gjermane, babai i tij është angazhu me e zgjidh problemin e djalit, po pandemia e ka nxanë fatkeqësisht. Është shumë ma lehtë me qenë në familje, se sa në Gjermani ku Agoni ka qenë atje në muajt e parë. Kërkesën e parë që e kam pranu për kthim kam fillu me e trajtu menjëherë.

Me plotësimin e dojsjes edhe me komunikimin që ambasadori e ka pas edhe me familjen e Agonit, ne jemi njoftu pastaj që është në Prishtinë dhe mandej në Prishtinë iu është vendos procedurave të karantinimit. Pas arritjes në Prishtinë këtu ka përfundu angazhimi ynë”, ka deklaruar Haziri.

- Advertisement -

Ai thotë se edhe prindi i tij është shqetësuar për shëndetin e birit. Haziri ka shtuar se për pak minuta para se të vdiste në mënyrë tragjike nuk kanë arritur që t’ia bëjnë kontrollën ekipi i psikiatërve.

“Shqetësimi i prindit ka qenë për shëndetin, sepse ka qenë vetëm në kohë pandemie janë kufiu lëvizjes ka mbetë në një vendbanim të një mikut të babait. Vërtetë reagimi i zyrtarëve tonë në Berlin ka qenë në përputhje me kërkesën dhe rëndësinë e rastit. Me veturë të ambasadës është bartë prej qytetit të tij deri në Stutgard, nën kujdesin e zëvendës ambasadorit.

- Advertisement -

Nuk mund të flas për shqetësime të tilla, prindi kujdeset për një fëmijë që për herë të parë ka dal në Gjermani, por, në këtë rast shqetësimet e tyre kanë qenë për kthim sa më shpejtë, sepse është qytetar i ndershëm edhe Naimi edhe familja e tij, prezenca e tij fizike në aeroport dhe vrapi në karantinë te konviktet, tendenca me taku me çdo kush po për shkak të rregullave, ka qenë i pamundur kontakti, ka pas dokumentacionin me vete me dëshmu në aeroport që mund të lirohet nga regjimi i karantinës, ka qenë procedurë rasti për vlerësim sepse ka kalu tri kontrolla mjekësore në aeroport dhe ka qenë në procedurë të kontrolleve mjekësore psikiatrike edhe në karantinë, po ekipi për pak nuk e ka mbërri”, ka deklaruar ai.

“Ne kemi pasur numrin më të madh të kërkesave që kanë apliku në ambasadë edhe të pensionistëve edhe të rasteve të sëmura, kemi edhe më tutje raste, po skemi mundur me deportu. Unë kam familjarët e mi që për shkak të karantinës nuk po kthehen në shtëpi.

Unë si kryetar për asnjë rast nuk kam kërkuar tolerim, nuk guxon me rreziku dikush shëndetësin. Me ardhjen në aeroport të Agonit misioni im ka qenë i mbyllur, ato që kam kuptuar më vonë për dalje e klientalizëm jam tmerru, sepse djali axhës tim ka qëndruar në konvikt 18 ditë.

Nuk e lejoj rasti me u politizu sepse kam kërkesë edhe nga babi i tij që rasti të zbardhet, s’ka kërkesë me politizu mos e abuzoni emrin e tij por le të del një rast ku ballafaqohet e vërteta, të merret vetëm drejtësia”, shton ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit