1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Haziri ka një porosi për Rexhep Selimin!

Rekomandime

Sipas rezultateve te KQZ-zë, dy partitë e para në zgjedhjet e 6 tetorit dolën të jenë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Mirëpo, sipas disa raportimeve, është partia e Isa Mustafës ajo e cila refuzon të udhëheqin me numër të barabartë dikasteresh qeveritare.

- Advertisement -

Kurse VV-ja kërkon t’i ketë 7 ministri, duke ia lënë kështu LDK-së 5 sosh.

Mediat ka kontaktuar nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se këto dy subjekte politike nuk kanë diskutuar deri tani për ndarjen e ministrive.

“Nuk ka asgjë të vërtetë. Deri tani nuk kemi diskutuar për ndarjen e ministrive. Gjithashtu LDK-ja, nuk jep deklarata shtypi për përcaktimin e ministrive, ashtu siç ka bërë Rexhep Selimi”, tha Haziri.

- Advertisement -

Ndryshe, Selimi një ditë më parë ka thënë se koalicioni me LDK-në do të ndodhë, por se VV-ja nuk do t’i lëshojë Ministrinë e Brendshme dhe atë të Drejtësisë.

Këto dy subjekte politike para zgjedhjeve kishin dështuar për të garuar si koalicion, mirëpo, pas mbajtjes se zgjedhjeve, kanë vënë komunikime zyrtarët më të lartë partiakë dhe kanë deklaruar besimin se bashkë do të qeverisin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit