3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Haziri kundër masave të ndërmarra nga Qeveria Hoti për menaxhimin e Covid-19

Rekomandime

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, është shprehur kundër disa masave të ndërmarra nga Qeveria Hoti për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit. Ai ka thënë se disa nga vendimet janë vendosur nën ndikimin e panikut.

- Advertisement -

Haziri ka shtuar se nëse burimi i infeksionit del në një shkollë, nuk duhet të mbyllet i gjithë sistemi arsimor.

Ndërkaq rritja e numrit të rasteve me COVID-19, Haziri thotë se erdhi pas ndryshimit të sistemit të testimit.

“Rritja e numrit erdhi pas ndryshimit të testimit. Nuk u arrit me iu shpjegu publikut që tani nuk marrin mostra të kontakteve sepse më herët i kemi pasur 100 mostra pa simptoma dhe probabiliteti i testeve negative ka qenë 10 për qind i atyre që kanë pasur simptoma. Ndërkaq tash është ndërruar politika dhe me rekomandim të OBSH-së merren vetëm testet e atyre që kanë simptoma dhe probabiliteti i testeve është 50-60 për qind çdo ditë. Katër ditët e fundit ka rënë numri dhe po pritet që në javën e ardhshme pritet të mbyllet burimi i infeksionit”, ka thënë ai në DESKU’n e KTV’së

- Advertisement -

Ai thotë se problem mbeten qytetarët në komuna e lagje të cilët janë të infektuar porse nuk kanë simptoma dhe ende vazhdojnë të lëvizin lirshëm.

“Problemi është në komuna dhe lagje e komuna që ende ka qytetarë me infeksion por nuk kanë simptoma dhe janë bomba në ecje dhe institucionet nuk kanë burim apo nuk kanë informacione për burimin e infeksionit. Kjo është problemi, duhet me u gjet burimi i infeksionit. Mbyllja e kopshteve nuk është burim i infeksionit”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit