17 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Vjen reagimi i parë i LVV-së pas emërimit të Skënder Hysenit si Koordinator për Dialog

Rekomandime

Pas emërimit nga Kryeministri Hoti në postin e Koordinatorit për Dialog me Serbinë të Skënder Hysenit, ka ardhur reagimi i parë nga Lëvizja Vetëvendosje.

- Advertisement -

Deputeti i kësaj partie, Hajrullah Çeku, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka theksuar se nuk mund të ketë dialog pa rilegjetimin përmes zgjedhjeve.

Çeku nuk ka preferuar të merret konkretisht me emrin e Hysenit pasi bën të ditur se situata në thelb është problematike.

“Lëvizja Vetëvendosje nga fillimi ka kritikuar në thelb këtë qeverisje. Ne mendojmë që nuk mund të ketë dialog pa rilegjitimim përmes zgjedhjeve.

- Advertisement -

Për më keq, kjo qeverisje nuk ka as platformë për dialog, as nuk ka krijuar unitet e as kërkuar leje nga Kuvendi. Pra, është kot të merremi me ndonjë emër të veçantë kur situata në thelb është problematike. Kur premisat janë gabim, ky emërim pastaj bëhet veç një detaj i parëndësishëm brenda tërësisë së deformuar” deklaron Çeku për Gazeta Blic.

Gjatë ditës së sotme Kryeministri Hoti bëri publik emërimin e Hysenit në postin e Koordinatorit për Dialog.E emërimin e Hysenit e ka mirëpritur edhe Presidenti Thaçi.

- Advertisement -

Ndrryshe Gazeta Blic kishte raportuar që ditën e djeshme për emërimin e z. Skënder Hyseni në një post të tillë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit