1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Haziri: Nëse s’ka marrëveshje për president, opsion i vetëm janë zgjedhjet – LDK është e gatshme për to

Rekomandime

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se për t’u zgjidhur ngërçi politik sa i përket çështjes së presidentit, dialogu siç ka thënë Haziri, duhet të bëhet pa kushtëzime nga partitë politike.

- Advertisement -

Në një bisedë për GazetaBlic, i pari i Gjilanit ka shtuar se deri më tani nuk është arritur gjuhë e përbashkët sa i përket çështjes së presidentit.Haziri ka thënë se përderisa Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka vënë kushte në këtë drejtim, siç ka thënë ai, nuk duhet të ketë edhe nga partitë e tjera.

“Nuk ka marrëveshje ende për çështjen e presidentit, do të provohet ende me u bë një marrëveshje. Besoj që të gjitha rrugët nuk janë shtjerr për me ardhur deri tek një marrëveshje e madhe. Sidoqoftë, çështja tash është nivel politik, iniciativa e LDK-së është për dialog të brendshëm lidhur me zgjidhjen e presidentit.

LDK s’ka vënë kushte dhe nuk është e udhës që edhe partitë tjera të hynë në dialog m kushtëzime, pasi në bisedime duhet të ulen liderët pa kushte për zgjidhur një president, i cili fiton besimin e shumicës në Kuvend”, ka thënë Haziri për GazetaBlic.Haziri ka potencuar se nëse një gjë e tillë nuk arrihet me kohë, vendi, sipas tij, do të shkojë në zgjedhje, për të cilat Haziri thotë se LDK është e gatshme.“Nëse nuk zgjidhet presidenti, Kushtetua s’jep tjetër mundësi, përveç zgjedhjeve. E nëse ka, LDK është e gatshme gjithmonë për zgjedhje”, është shprehur ai.

- Advertisement -

Deri më tash, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), që është pjesë e koalicionit qeverisës, ka propozuar që për president të ardhshëm të vendit të jetë vetëm lideri i saj, Ramush Haradinaj.Këtë e ka thënë edhe vetë Ramush Haradinaj, duke shtuar se paraqitja e kandidaturës së tij për president të vendit ka qenë një ofertë për partitë e tjera, në mënyrë që të gjendjet një zgjidhje dhe vendi të mos shkojë në zgjedhje të parakohshme.Haradinaj thotë se nëse nuk ka marrëveshje për kandidaturën e tij, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje.Të njëjtën gjë e kanë thënë edhe zyrtarë tjerë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).Mundësinë e shkuarjes në zgjedhje s’e ka përjashtuar edhe kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti.“Jemi në përpjekje për të tejkaluar situatën për takim. Nuk përjashtohet edhe mundësia e organizimit të zgjedhjeve”, ka thënë Hoti ditë më parë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit