14.7 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Dy arsyet pse Ramush Haradinaj duhet të bëhet president sipas deputetës së Kuvendit të Kosovës

Rekomandime

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj ka treguar disa nga arsyet pse lideri i saj partiak, Ramush Haradinaj duhet të jetë president i vendit.

- Advertisement -

Kadrijaj ka thënë se Haradinaj në cdo etapë e ka dëshmuar vetën se është lider unifikues me c’rast deputetja ka përmendur formimin e Ushtrisë së Kosovës duke thënë se është merit e Haradinajt, përcjell Gazeta Insajderi.

“Ramush Haradinaj në çdo etapë e ka dëshmuar vetën se është lider unifikues dhe këtë e kemi me dëshmi, njeriu që e beri luftën dhe që ka ditur ta bëjë edhe paqen, është njeriu që i dha shumë shtetit dhe Kosovës në përgjithësi.

Çdo kryeministër duhet ta dëshmojë vetën me rezultate konkrete gjatë qeverisjes, ndërsa një prej rezultateve më të mëdha të qeverisë Haradinaj është formimi i Ushtrisë së Kosovës, ëndërr kjo e çdo qytetari të Kosovës”, ka thënë Kadrijaj.

- Advertisement -

Tutje Kadrijaj ka përmendur edhe dy arsyet pse lideri i saj partiak duhet të bëhet president i vendit.

“Nuk ka qenë e lehtë aspak, por kryeministri Haradinaj ka arritur t’i ndryshojë disa ligje që kanë mundësuar formimin e Ushtrisë sonë e cila është garanci e paqes në Kosovë dhe përtej saj.

- Advertisement -

Kjo është një prej arsyeve që Haradinaj duhet të jetë president i Kosovës, sepse në këto momente kur po përballemi me shumë procese, edhe të shtet-ndërtimit edhe rreth Gjykatës Speciale mendojmë se njeriu i duhur për pozitën e presidentit është pikërisht Ramush Haradinaj, andaj duhet përkrahja e gjithë spektrit politik sepse këto procese por edhe dialogu mund të jetë të sigurta duke qenë Ramush Haradinaj president”, përfundoi Kadrijaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit