10.7 C
Pristina
Tuesday, April 9, 2024

Policia jep detaje si vdiq punëtori në minierën e Trepçës

Rekomandime

Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e një shtetasi të Serbisë në Leposavic, ku i njëjti dyshohet se vdiq pas shembjes së dheut në një pjesë të Trepçës në këtë vend, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se viktima ka vdekur në rrethana të panjohura.

“Është raportuar se viktima mashkull shtetas i Serbisë, derisa ishte duke punuar, dyshohet se në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Rasti është në procedurë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, Kosova Press nga burime të saj ka mësuar se viktima është 52 vjeçar dhe vdiq të shtunën aksidentalisht.

- Advertisement -

Aksidenti fatal, raportohet se erdhi pas shembjes së dheut në një pjesë të minierës së Trepçës në Leposavic

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit