4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Haziri paralajmëron Kurtin: Nëse e kundërshton ShBA-në, nata të zë por dita s’të çelë

Rekomandime

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha për kryeministrin Albin Kurti, se nëse kundërshton politikën amerikane, nata mund ta zë, por jo dita.

Kjo erdhi derisa po komentohej deklarata e ambasadorit të SHBA’së në Kosovë, Philip Kosnett, i cili tha se Asociacioni i Komunave Serbe duhet bërë.

- Advertisement -

“Me partnerët tanë nuk ka sjellje të papërgjegjshme. Unë besoj që ai që e kundërshton politikën amerikane në Kosovë, nëse e zë nata, dita nuk e çel dita”, tha Haziri.

E menjëherë pas kësaj, autori i emisionit e pyeti Hazirin se a është ky një paralajmërim.

Haziri u përgjigj pozitivisht, duke kujtuar gjithashtu se për shkak të thyerjes së këtyre parimeve, në Kosovë janë “rrëzuar” katër kryeministra.

- Advertisement -

“Ky është paralajmërim ndaj Kurti?”, pyeti Jupolli.

“Natyrisht… katër kryeministra janë rrëzuar për shkak të thyerjes së parimeve dhe lidhjet i kanë me dialogun”, shtoi Haziri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit