Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë Ibrahim Rugova ka qenë njeri i unitetit dhe nuk ka qenë i interesuar ta mbajë të gjithë pushtetin për vete.
Ish-kreu i Komunës së Gjilanit ka zbuluar se Rugova iu kishte kërkuar zyrtarëve tjerë të LDK-së që të mos jepnin shumë angazhim
“Asnjëherë nuk ka kushtëzuar. I ka fituar zgjedhjet lokale me 66%. Mua personalisht më ka thënë se mos u angazhoni shumë me fitu veç ne, duhet edhe të tjerët me fitu. Duhet me ua mundësu që me hy në kuvend. Ka thënë se të tjetër duhet me i integru në institucione se na i kallin ato”, ka thënë ndër të Lutfi Haziri për ATV.