8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Haziri shpreh ngushëllime për tre anëtarët e familjes Haliti që dyshohet se humbën jetën nga heImimi në Shqipëri

Rekomandime

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tre anëtarëve të familjes Haliti nga kjo komunë në Shqipëri.

- Advertisement -

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një postimi në llogarinë zyrtare të Komunës së Gjilanit në ‘Facebook’, teksa thuhet se shpresojnëqë autoritetet e Shqipërisë ta zbardhin sa më shpejt rastin.

Postimi i plotë:

Gjilan, 8 maj 2021 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka i ka dërguar një telegram ngushëllimi familje Haliti pas humbjes tragjike të tre anëtarëve në Shqipëri.

- Advertisement -

“E nderuar familje Haliti,

Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti.

- Advertisement -

Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë.

Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telergram.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit