7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Haziri tregon për kohën kur PDK-ja u kishte kërkuar leje që të bënin homazhe para varrlt të Rugovës

Rekomandime

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka treguar se si lidershipi i atëhershëm i PDK-së, kishte kërkuar që t’u lejonin që të bënin homazhe për vd.ekjen e Ibrahim Rugovës.

Haziri në emisionin ‘Pressing’ ka thënë se për këtë Haziri iu ka thënë se fillimisht duhet të bisedonte me familjen e Ibrahim Rugovës.

- Advertisement -

Nënkryetari i LDK-së ka përmendur rastin e parë kur Hashim Thaçi ka vizituar va.rrin e Ibrahim Rugovës, e cila ka qenë dita e vd.ekjes së tij.

Ata kanë qenë opozitë. Në mëngjesin e 21 janarit, nuk ka kaluar as 1 orë na ka kontaktuar zyra e PDK-së dhe kanë kërkuar që t’ju lejojmë që të bëjnë homazhe në shtëpi, arkivolit, lidershipit të PDK-së, unë i kam pyt kush është në lidership të PDK-së, ata më thanë se është kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi e zotri Kuçi.

Unë kam thënë që duhet ta pyesim edhe familjen e vet, bashkëpunëtorët e vetë se si dhe në çfarë forme mund ta organizojmë këtë çështje, a pranojnë apo nuk pranojnë, pasi është çështje që u dasht me u diskutu.

- Advertisement -

Brenda qeverisë i kemi bërë konsultimet e para. Në fund familja e ka dhënë fjalën e vetë, ata kanë thënë se sa i përket atyre, ata munden me ardhë dhe me bo homazhe dhe ne kemi leju.

Por prej momentit që kanë hy në rresht me kalu edhe deri në momentin që kanë dalë ka qenë situatë e sikletshme”, tha Haziri.

- Advertisement -

Nënkryetari i LDK’së, tregoi edhe për zhvillimet politike gjatë viteve 1990. Ai thotë se kur dolën ish-të burgosurit politik nga LDK, ata shkuan tek Rexhep Qosja dhe formuan një parti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit