11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Hekuran Murati: Bizneset i kanë rritur fitimet, t’ua rrisin pagat punëtorëve

Rekomandime

Hekuran Murati: Bizneset i kanë rritur fitimet, t’ua rrisin pagat punëtorëve

- Advertisement -

Ministri i Financave, Hekuran Murati, po kërkon nga bizneset që t’ua rrisin pagat punëtorëve të tyre. Sipas Muratit kjo do ta bënte jetën më të lehtë, pasi vendi po përballet me rritjen e çmimeve.

Për t’u rritur pagat e punëtorëve, Murati thotë se qeveria do të mbështesë secilin biznes që rrit pagat e punëtorëve duke subvencionuar 50% të rritjes së pagës, për 3 muajt e parë, sipas kushteve dhe kritereve të aplikueshme.

Njoftimi i plotë i ministrit Murati:

- Advertisement -

Bizneset t‘i rrisin pagat e punëtorëve

Çmimet janë rritur, por bashkë me çmimet, shumica e bizneseve kanë rritur edhe fitimet.

- Advertisement -

Andaj është koha që fitimet e shtuara, bizneset t’i ndajnë me ata që ua mundësojnë të kenë fitim – pra punëtorët. Sidomos tani kur jeta është bërë më e vështirë si rezultat i çmimeve më të larta.

Për ta bërë më të lehtë, qeveria do të mbështesë secilin biznes që rrit pagat e punëtorëve duke subvencionuar 50% të rritjes së pagës, për 3 muajt e parë, sipas kushteve dhe kritereve të aplikueshme.

Secili biznes që ka rritur pagat e punëtorëve nga shtatori e këtej, dhe dëshiron të përfitojë nga mbështetja e qeverisë, mund të aplikojë në platformën EDI deri më 20 dhjetor, duke ndjekur hapat si në vijim:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit