Florim Zeqa
Bazuar në takimet e deritanishme të grupeve punuese të LVV-së dhe LDK-së për arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje dhe dallimet në konceptin qeverisës të vendit, pa arritur ende në pikën më të nxehtë të ndarjes së “tortës qeveritare”, atë të postit të kryeministrit dhe ndarjes të posteve ministrore, gjasat janë 50 me 50 që Albin Kurti të bëhet kryeministër i vendit.
Sjellja sabotuese dhe plotë hipokrizi e LDK-së ndaj koalicionit me LVV-në, e ka krijuar një momentum të ri politik, nga i cili duhet të marrin mësim të gjithë.
Sjallja e LDK-së jo si humbëse, por si fituese të zgjedhjeve, thuajse po ia dhuron Albin Kurtit postin e kryeministrit, e detyron LVV-në për heqjen e vijave të kuqe ndaj PDK-së dhe atë për shumë arsye.
Për shkak se LVV-ja konceptet ideologjike i ka më të përafërta me PDK-në sesa me LDK-në, e ka gjysmën e strukturës drejtuese të saj që ishin pjesë drejtuese dhe e pushtetit të PDK-së.
Nëse vërtetë lideri i LVV-së Albin Kurti e sheh si pengesë PDK-në si kapëse të shtetit, disa nga kapësit dhe uzurpatorët e shtetit i ka brenda në strukturën e saj drejtuese, prandaj “vijat e kuqe” me PDK-në mbetën të pakuptimta.
Përtej kësaj, për aq sa PDK-ja që është kapëse faktike e shtetit, edhe LDK-ja ishte në bashkëqeverisje me ta, dhe asgjë nuk e ka lën keq në fushën e punësimeve familjare dhe përfitimit të tenderëve nga PDK-ja.
Albini duhet të jetë i vendosur në ç’kapjen e shtetit dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar pavarësisht partnerit qeverisës e jo të veprojë si Ramush Haradinaj, që nga dita e parë e qeverisjes punojë për interesat e tij personale e jo të shtetit.
Kërkesat shantazhuese të LDK-së
Sikurse në secilën garë, edhe në lojën zgjedhore dikush del i parë, dikush i dytë, i tretë e kështu më radhë. Por, ai që del i parë, pavarësisht rezultatit të ngushtë apo të thellë, ai është i parë dhe i takojnë meritat dhe përgjegjësitë.
Kërkesat shantazhuese të LDK-së ndaj VV-së, duke ia ofruar Albin Kurtit pozitën e presidentit dhe të kryeparlamentarit si këmbim për poziten e kryeministrit, përveqse shprehje e mos sinqeritetit dhe pabesisë ndaj vullnetit të qytetarëve të vendit, për qëllim ka thellimin e krizës politike në vend, nga e cila klanorët e Isa Mustafës si humbës serik të pesë palë zgejdhjeve pretendojnë arritjen e dy qëllimeve politike; mbajtjen e primatit në parti dhe kapjen e pushtetit qendror njëkohësisht.
Në rretahanat kur Albin Kurti ndodhet para shantazhit të LDK-së dhe dhe heqjes së vijave të kuqe për PDK-në, si kusht të vetëm për qeverisjen e vendit, Albin Kurti duhet ta mendojë mirë situatën në të cilën ndodhet nëse dëshiron që të mos e humbas rastin historik për t’u bërë kryeministër i vendit.
Nënshtrimi para shantazhit politik do të ishte vetëvrasje politike për të dhe partinë e tij dhe nënçmim për anëtarësinë e saj dhe elektoratin që ia dha besimin me 6 tetor.
Shkuarja e sërishme në zgjedhje nuk është zgjidhja më e mirë për vendin, ku përveq kostos së lartë financiare dhe maltretimit të qytetarëve, do ta kemi sërish të njëjtin rezultat dhe të njëjtat situata paszgjedhore.
Zgjidhja më e mirë për vendin dhe më pragmatike do të ishte heqja e vijave të kuqe për PDK-në.
Pra, heqja e vijave të kuqe për bashkëqeverisje me PDK-në, mbetët sfidë dhe kusht për qeverisjen e Albin Kurtit!
Deformimi i qëllimshëm i procesit zgjedhor
Deformimi i zgjedhjeve të 6 tetorit, i njërit nga proceset më të rregullta zgjedhore në Kosovën e pas luftës ka filluar me rinumërimin e parë të 314 kutive të votimit nga ana e KQZ-së, i cili vazhdojë me rinumërim e përseritje të rinumërimit të vazhdueshëm e të pandalshëm deri në tendencën për shpalljen si të parregullt të tërë procesit zgjedhor.
KQZ-ja me Valdete Daken në krye, është shndërruar në instrument politik të Hashim Thaçit, e cila për qëllim ka jo transparencn e votës, por deformimin në tërësi dhe përseritjen e procesit zgjedhor.
Fushata e presidentit pranojak Hashim Thaçit kundër Albin Kurtit nuk përfundon më kaq. Abuzimi me liderin e LDK-së, Isa Mustafën në njërën anë për sabotimin e zgjedhjes së Albin Kurtit kryeministër dhe fushata e egër dhe e paparë tek ndërkombëtarët, kundër qeverisë në ardhje dhe Albin Kurtit kryeministër, duke e cilësuar atë bllokues të bisedimeve me Serbinë me qëllim që qeveria e re e Kosovës të izolohet nga ndërkombëtarët dhe primatin e liderit të shtetit në negociata me Serbinë të ja njohin vetëm Hashim Thaçit.
Fushata e hapur dhe fshehtë e Thaçit është një deshmi se Thaçi ka frikë nga Albin Kurti, prandaj po synon që ta bllokoj me të gjitha mjetet zgjedhjen e tij kryeministër, me qëllim që të mbetët edhe më tej fatkor të ndërkombetarët, pas paralajmërimit të Kurtit se ai do ta udhëheq dialogun me Serbinë.
Pas takimit të ditës së hënë mes presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë në Paris me ndërmjetësimin e presidentit të Francës, Emanuel Macron, në të cilin është diskutuar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi është shprehur për dialog pa kushte dhe është i gatshëm për çdo marrëveshje e cila si rezultat final do të kishte njohjen reciproke mes dy shteteve, por ai me këtë rast e ka akuzuar kryeministrin në ardhje, Albin Kurtin se kinse po përgatitet për bllokimin e procesit, prandaj nuk do ta ketë përkrahjen ndërkombëtare.
Kjo është loja më e pasinqertë dhe e rrezikshme për Kosovën e Thaçit në prapaskenë, vetëm e vetëm që të ulë imazhin e Kurtit tek ndërkombëtarët dhe ta dëmtojë procesin e rregullt zgjedhor për llogari të PDK-së dhe aleatëve të saj tradicional.
Tradhtia ne prapaskenë
Ngrirja dhe shkrirja e njëanshme e negociatave nga ana e LDK-së, mund të jetë një skenar i paramenduar nga PDK-ja she SHIK-u në pritje për ta kaluar eventualisht pragun edhe koalicioni NISMA –AKR , dhe për ta mashtruar LDK-në me pozitën e kryeministrit, që të ndërtohet koalicioni i treshes LDK-PDK-Nisma dhe përsëri të tradhtohet Vetëvendosje duke mbetur në opozitë së bashku me AAK-në.
Zërat kundërshtues për koalicionin e mundshëm LVV-LDK, janë tregues që Vjosa Osmani, edhe pse më e votuara, është e fundit që vendos në LDK.
Heshtja e Vjoses përballë realitetit të krijuar mund t’i kushtojë asaj me humbje të imazhit dhe kredibilitetit të arritur nga zgjedhjet e 6 tetorit.
Vjosa Osmani në rrugëtimin e saj të gjatë politik drejt kreut të ekzekutivit duhet të dëshmohet që është produkt i vullnetit të elektoratit e jo produkt i matrapazëve politikë, në të kundërtën e ka të garantuar theqafjen politike bashkë me klanorët e Isa Mustafës në majat e LDK-së.