1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Herkuli i Kosovës” e kërkon një rekord të pazakontë, synon ta rrëzojë bikun!

Rekomandime

Bujar Muli njihet si njeriu më i fuqishëm që e ka Kosova.

- Advertisement -

Ai është bërë i famshëm me rekordet e njëpasnjëshme që i ka arritur duke e shfrytëzuar forcën e tij, shkruan “Gazeta Express”.

Prej ndaljes së veturave, ngritjen lartë të traktorit dhe ngritjen lartë dhe lëvizjen e objekteve të rënda, Muli është bërë viral me videot e arritjeve të tij.

Por, vushtrriasi, i cili gjatë jetës ka punuar edhe si sigurim jashtë vendit, tash po synon ta sfidojë veten me kërkimin e një rekordi të pazakontë.

- Advertisement -

Në rrjetet sociale, Muli e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit njofton se do të mundohet që me grusht ta rrëzojë një bik me peshë prej më shumë se 1 mijë kilogramësh, shkruan “Gazeta Express”.

Edhe pse nga disa komentues kanë qenë kundër kësaj ideje, Muli, i cili ushtron fort fitness, me pesha të rënda, është i vendosur ta tregojë forcën e tij, duke u lutur që gjithçka të shkojë mirë dhe që të bëhet njeriu i parë në botë që e bën një gjë të tillë.

- Advertisement -

 

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit