6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Heronjtë tanë janë Rrahmani e Muriqi, Xhakës e Shaqiri po ua shohim keq sherrin

Rekomandime

Dëmet tu i shpallë heronj të gjesteve Xhakën e Shaqirin janë të panumërta.

- Advertisement -

Përfaqësuesja e Kosovës, ka filluar grumbullimin e lojtarëve për ndeshjet e marsit në kuadër të ndeshjeve të para kualifikuese për EURO “Gjermania 2024”. Gjatë këtij muaji, Kosova do të zhvillojë dy ndeshje, njërën më 25 mars (vs. Izraeli, mysafir), dhe tjetrën më 28 mars (vs. Andorra, vendas).
Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, gjatë një konference për shtyp ka folur rreth lojtarëve Mërgim Berisha dhe Uran Bislimi, ku për këtë të fundit tha se ka qene i ftuar dy herë për të luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës, por ai ka refuzuar.

‘’Uran Bislimi për herë të dytë refuzon Kosovën’’, tha ai. Uran Bislimi luan për FC Lugano, si mesfushor qendror.

Tash na ka mbetur të turremi e ti shpallim heronj nëse Berisha ose Bislimi arrijnë të luajnë për Zvicër a Gjermani dhe në fund të lojës e heqin fanelën dhe nën të e kanë një maicë tjetër me foto të Adem Jasharit. Ndërkohë, Arbër Zenelit i ka shku thuajse karriera tu lujtë për Kosovën, duke shënuar supergola e duke i lënduar keq ligamentet pikërisht tu e djerësitë fanelen e kombëtares tonë.

- Advertisement -

Ndërsa për Mërgim Berishën tha se Përfaqësuesja e Kosovës, i ka ofruar gjithçka.‘’Mërgim Berishës i kemi ofruar gjithçka, deri në detajet e fundit. Berishën e kemi pritur katër vjet e gjysmë, madje në tetor të vitit 2019 sa ka qenë pjesë e Salzburg, ai ka konfirmuar ardhjen e tij te Kosova.” tha menaxheri Shala.

Heronjtë tanë janë ata që djersiten për Kosovën e jo ata për Zvicrën. Sa tituj i keni pa këto ditë në mediat kosovare për Xhakën e Shqirin, me qindra. Sa tituj i keni pa për Amri Rrahmanin, kapitenin e kombëtarës tonë? Asnjë. Xhaka po luan një lojë mesatare në Arsenal, e Shaqiri është zhdukur dikah në Amerikën e edhe aty shpesh rri në bankë rezervë.

- Advertisement -

Ndërkohë, Amiri ynë po bën kërdinë me Napolin, duke qenë një nga lojtarët kryesorë të tashmë thuajse kamipnit të ri të Italisë. Po shkëlqen Amiri si në Serie A, ku edhepse qendërmbrojtës po jep gola fantastik, ashtu edhe në Champions League, ku Napoli nuk njeh kundërshtar. Thjshtë kapiten faktastik. Edhe Muriqi është fantastik sivjet, me 10 gola në La Liga të Spanjës, më tepër se shumë syperyje botërore.

Por, ne i kemi mëndet të loja Bjellorusi- Zvicër. Shih ti, tek një lojë që s’ka asnjë kuptim për ne. I lëmë syperyjet tona në harresë e i lartësojmë zvicranët Xhaka e Shaqiri. E cka pjell kjo? I trimëron disa lojtarë të rinj të Kosovës që presin me padurim ndonjë gjysmë-ftesë nga Gjermania apo Zvicra. E presin pasi e dinë që vetëm po e bënë ndonjë shqiponjë a ndonjë gjest patriotik ne do ti shpallim heronj. Shih ti, ndonjë gjest. Jo patriotizëm në futboll nuk janë gjestet, por golat për kombëtare, angazhimi maksimal./Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit