3 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Shkon në 52 numri i të shëruarve nga Covid-19 në Kosovë

Rekomandime

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë shëruar 14 pacientë me koronavirus. E që në total numri i të shëruarve shkon në 52.

- Advertisement -

“Sot më 10 prill 2020, janë të shëruar edhe katërmbëdhjetë (14) pacient, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej pesëdhjetë e dy (52)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

Deri tash me koronavirus janë konfirmuar se janë infektuar 250 persona. Të shëruar 52 dhe 7 të vdekur.

Vetëm sonte janë konfirmuar 23 rate të infektuar me koroanvirus, e 18 prej tyre janë nga qyteti i Ferizajt.

- Advertisement -

Raste pozitive nga komuna Ferizajit janë 18, me vendbanim në këto vende : 8 Sazli, 3 qytet Ferizaj, 2 Mirash, 1 Varosh, 1 Greme, 1 Talinovc i Muhaxherëve, 1 Neredime dhe 1 Lloshkobare.

Nga Ferizaj deri me tani kanë qenë vetëm dy raste me koronavirus, dhe një qytetar i kësaj komune ka vdekur.

- Advertisement -

Ndërsa infektologu Valbon Krasniqi ka konfirmuar sot për media se dy pacientë jtë infektuar me koronavirus janë në gjëndje të rëndë shëndetësorë.

Krasniqi ka deklaruar se katër pacientë të tjerë të shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK’së, po trajtohen me oksigjenoterapi.

“Katër pacientë ndodhen me oksigjenoterapi, ndërkaq dy të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore”, ka thënë ai për rtv21.

“Është një pacient për të cilin kemi raportuar edhe më herët. Nëse marrim në përgjithësi, numri total i pacientëve që i kemi pasur të infektuar, gjysma e tyre janë shëruar”, ka deklaruar Krasniqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit