2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Heshtin ata që dikur e cilësuan vetëvrasje vdekjen e Astrit Deharit

Rekomandime

Ish-ministrja Hoxha, prokurori Hoxha, ish komandanti i policisë Krasniqi, nuk kanë dashur të flasin pas raportit për Deharin.

“Pra të gjitha provat dëshmojnë se ky rast ishte vetëvrasje…”.Kështu deklaronte ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha më 18 nëntor të vitit 2016.

10 ditë pasi u varros Astrit Dehari, e 12 ditë pas vdekjes së tij në Qendrën e Paraburgimit, Hoxha një në një konferencë për media siguronte se raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore, konstatonte se Astrit Dehari ishte vetëvrarë, si pasojë e mbylljes së rrugëve të frymëmarrjes nga një mjet i fortë.Tri vite me vonë, ky konstatim u hodh poshtë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Llozanë të Zvicrës. Sipas ekspertizës të këtij Instituti, Astrit Dehari është vrarë.E kësaj radhe, Sylë Hoxha thotë se nuk mban asnjë përgjegjësi për raportin që vetë e pati lexuar.

- Advertisement -

Por as prokurori i rastit Metush Biraj, nuk është shprehur i interesuar të flasë për ekspertizën e Institutit Zviceran për rastin Dehari.Ish drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi që në natën kritike të vdekjes së Deharit, kishe thënë se aktivisti i VV-së kishte vdekur nga përdorimi i tepruar I medikamenteve, tash kur doli raporti, sugjeron që vetëm Sylë Hoxha mund të flas për këtë cështje.

Ministrja e Drejtësisë në atë kohë, Dhurata Hoxha në atë kohë shprehej e shqetësuar me deklaratat dhe diskutimet për rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit.Të enjten, Dhurata Hoxha nuk pati as shqetësim e as interesim të njëjtë.Ajo nuk i është përgjigjur pyetjeve të Televizionit në lidhje me përgjegjësinë që institucionet kanë për këtë rast dhe raportin e vitit 2016, që është me konkluzione të ndryshme nga ai i 2019.E shefi i partisë së Dhurata Hoxhës, Kadri Veseli gjatë interpelancës për Astrit Deharin, në mars të vitit 2018, pati fajësuar politikën e Vetëvendosjes për vdekjen e aktivistit.Ndryshe, në atë kohë drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës ishte Shpend Maxhuni e drejtor i Burgjeve Sokol Zogaj.Të gjendur në një situatë të re pas publikimit të raportit për Deharin, kryeprokurori Aleksandër Lumezi ka thënë të enjten se do të kërkojë ndihmë nga SHBA-të për hetimin e këtij rasti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit