Hetem Ramadani njihet edhe si mjek alternativ dhe mjekues i shumë njerëzve nga sëmundjet e rënda siç janë diabeti, kanceri e sëmundjet tjera.
Ramadani i ftuar në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” ka folur edhe për politikë.
Ai thotë se disa nga politikanët erdhën në pozitë pa asnjë ditë shkollë.
“Në pozitë erdhën të gjithë pa asnjë ditë përvojë shkolle, asnjë ditë. As nuk kishin parti, se edhe kur të formojsh parti është një përvojë. Këta erdhën prej malit, prej pushke, i lëshuan pushkat… ‘dojna pushtet, dojna pozitë’.
Po çka di unë si biznesmen, si njeri që ka studiu tona, libra për lidership… Shkaku i këtyre pasojave si në sëmundje, është ardhja e njerëzve pa një dije në menaxhim, në lidership, asnjë ditë”, tha ai.