8.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Njoftim për pensionistët e Kosovës: S’janë të obliguar të lajmërohen

Rekomandime

Besart Dreshaj, zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka dhënë një njoftim për të gjithë pensionistët e Kosovës.

- Advertisement -

Ai ka thënë se për shkak të parandalimit të COVID-19 dhe mbrojtes së tyre, të moshuarit nuk janë të obliguar të paraqiten në zyrat e pensioneve për t’u lajmëruar.

Ky është postimi i plotë i tij:

Me qëllim të parandalimit të COVID-19, zbatimit të masave të MSH/IKSHP përkatësisht Qeverisë së Kosovës, në mbrojtjen e shëndetit të tyre, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, njofton të gjithë pensionistët, se deri në kalimin e situatës pandemike, nuk janë të obliguar të paraqiten në zyrat e pensioneve për t’u lajmëruar.

- Advertisement -

Të gjithëve do t’iu realizohet pagesa e pensionëve pa asnjë ndalesë deri në tejkalimin e kësaj situate dhe rekomandimeve tjera nga MSH/IKSHP dhe Qeveria.

Të gjithë pensionistët të cilët fitojnë të drejtën për herë të parë në pension, nëse nuk kanë mundësi të paraqitjes fizike në zyrat e pensioneve, do t’iu njihet e drejta dhe beneficionet për pension nga data e pensionimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit